Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ftohta me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta ne zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje kryesisht e lehtë deri mesatare me shpejtësi 1-8m-s ndërsa në bregdet e lugina shpejtësi deri në 10-15m/sek. Deti i forcës 2 -3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/23 | Diell |
| Kukës | 11/23 | Diell re |
| Lezhë | 10/23 | Diell |
| Dibër | 7/22 | Diell re |
| Durrës | 13/25 | Diell |
| Tiranë | 13/24 | Diell |
| Elbasan | 12/25 | Diell |
| Berat | 9/25 | Diell |
| Vlorë | 11/25 | Re diell |
| Korçë | 6/22 | Diell |
| Gjirokastër | 7/25 | Diell |
| Sarandë | 12/25 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI