Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri prezanto para strukturave drejtuesin e ri politik të qarkut të Vlorës, Blendi Klosi. Në një komunikim me mediet, Gjiknuri theksoi se me eksperiencën e tij të gjatë politike, Klosi do të vazhdojë punët e mira të nisura për sa i përket mirëmenaxhimit dhe mirorganizimit politik të këtij qarku.

Sipas tij, “këto janë lëvizje normale përpara fushatave zgjedhore, ku secili merr pozicionin e tij si lojtar, që ekipi të japë maksimumin”. Gjiknuri bëri të ditur se shumë shpejt PS do të fillojë procedurat për vlerësimin e të gjithë kryetarëve saj në të gjitha bashkitë e vendit.
“Shumë shpejt, ne do të fillojmë procedurat për vlerësimin e të gjithë kryetarëve tanë të bashkisë, në të 61 bashkitë e vendit. Nuk do të jetë struktura e partisë që do të bëjë vlerësimin, por do të jetë ajo çfarë ata kanë dhënë për qytetet që kanë drejtuar dhe sesi qytetet kanë mirëpritur ose jo, drejtuesit e mandatuar nga Partia Socialiste. Të marrësh një mandat nga Partia Socialiste është jashtëzakonisht respekt dhe sidomos në Vlorë”, tha ai.

Ndërsa Klosi, i cili mban njëkohësisht dhe detyrën e Sekretarit Organizativ në Partinë Socialiste, u shpreh se marrja e besimit për të drejtuar qarkun e Vlorës është një përgjegjësi e shumëfishtë për të arritur rezultate. “Për këdo socialist është një nder i madh ta bëjë jetën e partisë këtu, në Vlorë. Pa dyshim si drejtues politik i qarkut është një përgjegjësi e shumëfishtë, për të arritur të njëjtat rezultate, që kjo parti ka arritur gjatë gjithë periudhës së posttranzicionit. Një parti, e cila ka dëshmuar që gjithmonë ka arritur t’ia dalë të jetë e suksesshme, sepse ka qenë bashkë. Misioni që më është ngarkuar është që kjo parti të jetë e bashkuar, të jetë pranë qytetarëve, të ketë mundësinë që të diskutojmë problematikat që ka çdo banor i qarkut të Vlorës. Si qark i madh, ka nevojë për shumë punë. Po ashtu, si pasojë e të gjitha rezultateve pozitive na del si detyrë, që jo vetëm të strukturojmë punën e Partisë Socialiste, por të jemi së bashku me qytetarët”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI