Kryetarja e Komisionit për Reformën Teritoriale, Anila Denaj, ka komentuar kërkesën e opozitës për shtimin e 36 bashkive në vendin tonë. Në një intervistë për Euronews Albania, Denaj theksoi se rritja e numrit të bashkive do të rrisë kostot financiare.
“Komisioni për Reformën Territoriale, nuk është i nevojshëm për të nxjerrë të gjitha problematikat që kanë qytetarët.Por nga dëgjesat kanë dalë problematika, dhe nga problematikat kemi filluar të shohim zgjidhje të problematikave. Raporti i PS do të prezantohet javës që vjen. Sot opozita ka sjellë një propozim për të shtuar 33 bashki dhe për të shkurtuar rajonet apo qarqet nga 12 në 6 ose tre. Ne jemi të hapur që për të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij komisioni të sjellin secili propozime”-nënvizoi Denaj.
Problematika e dytë që kanë hasur në dëgjesat që kanë bërë në Komisionin e Reformës Territoriale, sipas Denajt është përfaqësimi në këshillat bashkiakë.“Problematika e parë është kostoja financiare, problematika e dytë është përfaqësimi në këshillat bashkiakë.
Me uljen e njësive të qeverisjes vendore, nga 6 mijë që ishinë anëtarë të këshillave bashkiakë jemi në 1500. Përfaqësimi nuk zgjidhet duke e shtuar territorin, por përfaqësimi zgjidhet kur partitë politike bëjnë listat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak, japin detyrat dhe anëtarët bëjnë punën”- deklaroi Denaj.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi