Janë shokuese detajet që kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e së martës në Kretë ku 35-vjeçari shqiptar u pre nga sharra elektrike. Ekriti.gr shkruan se sipas informacioneve më të reja, ngjarja duket se ka ndodhur para syve të dëshmitarëve të cilët janë tronditur dhe kanë njoftuar autoritetet. Siç raportohet, 35-vjeçari fatkeq kishte shkuar në vendngjarje për të kryer punë bujqësore. Në tentativën e tij për të pastruar ullinjtë, ai humbi ekuilibrin, si pasojë u rrëzua anash dhe sharrë elektrike me zinxhir që mbante i rrëshqiti nga duart dhe i shkaktoi një plagë të thellë në qafë, e cila shkaktoi shkëputjen e pjesshme të kokës nga trup!
Por më tronditës është detaji që dëshmitarët dëgjuan një britmë dhe më pas heshtje absolute. Shqiptari 35-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve ishte prej disa kohësh në zonë dhe puna e tij kryesore ishte bujqësia.///
ME SHUME LAJME
Shqipëria përballet sot me Poloninë në “play-off”-in e Botërorit 2026
Mot me vranësira, reshje shiu në gjithë vendin pas mesditës
“InTriper”: Shqipëria 2026: Plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore