Në Dukaj të Tepelenës ndodhet bujtina Gle-Alb, një tjetër sipërmarrje frymëzuese nisur privatisht dhe mbështetur më tej nga qeveria përmes programeve të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Kryeministri Edi Rama në kuadër të promovimit të agroturizmit në vend ndau se fundi në rrjetet sociale foto të bujtinës. Agroturizmi ka hapur dyert për të pritur turistët, ndërsa ofron akomodim në 19 dhoma, me një kuzhinë ku mbizotërojnë produktet e prodhuara nga baxhoja e familjes dhe fermerët e zonës, në mes të një natyre përrallore rrethuar nga gjelbërimi dhe ajri i pastër.



Fshati Dukaj ndodhet rreth 8 km larg qytetit të Tepelenës. Gjatë qëndrimit në bujtinë turistët kanë mundësi të vizitojnë edhe kalanë e qytetit.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi