Ka nisur procedimi penal për nje 31 vjeçar qe shperdoroi detyren.
Policia sqaroi: Në lidhje me denoncimin në emisionin investigativ “Fiks Fare”, që u transmetua mbrëmjen e djeshme, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, më datë 18.10.2022, kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka filluar procedimi penal për shtetasin A. B., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin, për t’iu siguruar disa personave, përfitime monetare të padrejta. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi