Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 1-7 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina me shpejtësi deri në 8-12 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/26 | Diell |
| Kukës | 6/17 | Re diell |
| Lezhë | 8/25 | Diell |
| Dibër | 5/17 | Diell |
| Durrës | 14/26 | Diell |
| Tiranë | 12/27 | Diell |
| Elbasan | 13/26 | Re diell |
| Berat | 7/27 | Diell |
| Vlorë | 11/27 | Diell |
| Korçë | 5/17 | Re diell |
| Gjirokastër | 4/26 | Diell |
| Sarandë | 13/26 | Diell |
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore