Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim aktorin e famshëm të Hollivudit, Jim Belushi.

“Blues Brothers. Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery Channel”, shkroi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau foto nga takimi me aktorin Belushi.

Aktori i madh me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar dokumentarin që do të transmetohet së shpejti në median amerikane. Një ditë më parë, ai shpërndau foto nga Tirana duke shkruar: E dua këtë vend.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll