Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot në Athinë, një takim me Giorgios Gerapetritis, ministër Shteti për Çështjet Politike të Greqisë. Në takim u diskutua për situatën politike në të dyja vendet, si dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike.
Spiropali informoi se “temë e bisedës ishte bashkëpunimi i gjithanshëm me Greqinë, me të cilën kemi lidhje të forta historike dhe njerëzore”.
“Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë dy ura lidhëse që lehtësojnë bashkëpunimin dhe forcojnë marrëdhëniet e miqësisë. Në vijim të takimit diskutuam për rëndësinë e avancimin në një tjetër nivel të negociatave Shqipëri – Greqi për mbrojtjen sociale dhe pensionet, një marrëveshje që do të mundësonte njohjen e viteve të punës të mijëra qytetarëve shqiptarë që punojnë në Greqi dhe e anasjellta”, tha Spiropali.
Sipas saj, “ministri Gerapetritis e vlerësoi si çështje me ndjeshmëri të lartë dhe mori angazhim për ta koordinuar më tej këtë proces të domosdoshëm”.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi