Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e nesërme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të ngrohta.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare të cilat do të jenë prezentë kryesisht në relievet malore në veri dhe lindje të vendit dhe në pjesën bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare, në bregdet dhe lugina, era me rrahje hera–herës deri ne 8-12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/23 | Diell pak re |
| Kukës | 9/22 | Diell pak re |
| Lezhë | 9/22 | Diell pak re |
| Dibër | 8/20 | Diell pak re |
| Durrës | 13/24 | Diell pak re |
| Tiranë | 12/24 | Diell |
| Elbasan | 11/26 | Diell pak re |
| Berat | 8/26 | Diell |
| Vlorë | 12/24 | Diell |
| Korçë | 8/20 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 4/25 | Diell |
| Sarandë | 13/22 | Diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi