Nga Aneta MUZHAQI
Kryebashkiaku Adrian Gurma ka ftuar një ditë më parë për një bashkëbisedim, Forumin e qytetit ose ndryshe “Të Urtët” sipas një termi që përdoret këto dy vitet e fundit në qytetin bregdetar. Në këtë takim kreu i Bashksië kishte sjellë edhe një pjesë të stafit që pëballoi barrën kryesore të zezonit



Sipas Gurmës, qëllimi i këtij takimi ka qenë shkëmbimi i mendimeve, sugjerimeve, objeksioneve po edhe kritikat për një Sarandë sa më tërheqëse në shërbim të të gjithëve.
Pasi ka theksuar se ky ishte sezoni më i sukseshëm që i ka prekur të gjithë , ai shprehu bindjen se ky trend rritje do të jetë edhe në vazhdim.
Po pas gjithë kësaj, ka edhe problematika që duhet t’i prekim.-tha Gurma duke përmendur disa adresime do të mbahen parasysh edhe në projekt buxhetin e vitit 2023.
“Çdo punonjës i bashkisë që nga unë që jemi në shërbim të komunitetit -ka deklaruar Gurma në këte takim, -është mirë që të flasë pak dhe të dëgjojë shumë”.
Mendojmë për qytetërt në funksion të turizmit dhe për turizmin më impakt për qytetarët.-ka shprehur ai devizën e punës ne kete Bashki.
Ndër diskutantët e Forumit si Panajot Zoto, Shkëlqim Hajno, Hekuran Halili, Kristo Kauri, Neriman Gjivogli, Resmi Sali, Tomor Dhrimo, Sotir Papa, etj u ngritën një varg problematikash qe duhen konsideruar ne buxhetin e vitit 2023.

Disa probleme ne fokus te Forumit ishin: Nevoja emergjente e ujesjellësit të ri, nevoja e ngutshme për parkingje në qytet , menaxhimi me i mire i plazheve pubike, mungesa e gjelberimit e mjaftueshëm në qytet, situata e pastërtisë në ujërat e bregut të detit, promovimi i Sarandës brenda dhe jashtë vendit, etj,/.A.Muzhaqi- sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI