Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e sotme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të ngrohta.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore të vendit. Mjegullinë lokale përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/25 | Diell |
| Kukës | 5/20 | Diell pak re |
| Lezhë | 9/25 | Diell |
| Dibër | 7/23 | Diell pak re |
| Durrës | 13/24 | Diell |
| Tiranë | 13/25 | Diell pak re |
| Elbasan | 11/26 | Diell pak re |
| Berat | 9/25 | Diell |
| Vlorë | 11/22 | Diell pak re |
| Korçë | 7/21 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 5/25 | Diell |
| Sarandë | 14/23 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI