- SHËNIM -KOLONA JAVORE –
Nga Kale LIMARI
A ka ka ardhur koha që Saranda të ketë një shërbim urban të dedikuar vetëm për rrugët e brendshme të qytetit?

Kjo është pyetje që disa thonë se e ka përgjigjen “brenda”. Mirëpo vendimmarrja për kësisoj gjërash, nuk merret as nëpër tavolinat e kafeneve në Sarandë kur rihen në hava ‘ide të mëdha’, as në debatet shterpe me komunitetet (vija e masave!) në prag apo larg fushatave elektorale për konsum pupulist.
Se, shkoni ju të respektuar qytetarë! Nga sheshi “Nënë Tereza” – qendra e qytetit,për në Rrugën Nr.5 (“Gjergj Aranit?”) me se mund të shkoni përveçse me këmbë, që disa këtu disa i thonë me: “O1-shin!”…
Po, në një dëstinacion në rrugën e re që bashkia jonë nuk di ende përse e quan, herë Rruga e Lëkurësit, herë Rruga Nr.1 …
Dikush mund të thotë se i hipën autobuzit të Delvinës dhe ndalon mbi Nënstacion e Vjetër elektrik dhe nisesh me kembë (në mot me dilël, me temperatura nderi në 40 gradë ose në dimër në shira e erë, deri në iks km .Por dikush mund t;i bier shkurt shqiptarçe: Merr një taksi dhe e ke të zgjidhur! TAKSI?!…

Por kjo taksia more i nderuar kërkon( me të drejtë ) iks para për të të çuar ty te rruga Nr.5 dhe nuk ka gjasë që të të vijë, se, do të thonë: “Ç’kërkon qira në hell ky mo?Unë pres turstë për në Ksamil e Butirnt, ti kërkon rrugën 5! Hipua këmbeve byrazer!…
Pra pyetja e fillimit : A ka ka ardhur koha që Saranda të ketë një shërbim urban vetëm për rrugët e brendshme të qytetit?-mendojmë se jo vetëm i ka ardhur koha por është një nevojëe ditës. Dhë këtë duhet ta adresojë e zgjidhe bashkia e Sarandës .Jo ajo e Këlcyrës, as ajo e Fierit!
Dhe ku duhet adresuar? Te 4 sportelet e Bashksië që marrin ankesat.Normale. Për një shtet dhe administratë efiçente, sigurisht. Por mos prit më kot…përgjigje o durmimadhi sarandiot!
Thonë se kur u ngrit edhe kjo pyetje në një takim me atë Forumin Qytetar, vetë kreu i Bashkisë Adrian Gurma, mbajti shënim-thanë disa.Tëk e tëk e tëk. Ndoshta.
Por janë ca punëra e shërbime për qytetarin e moshuar dhe të pamoshuar që, nuk presin “ndoshtat”.
Që duan zgjidhje të shpejtë mirë është, para se të nisin këmborët e fushatës së ardhshmeelektorale për zgjedhjet e 14 majit. Se, zilkat dhe fanfarat tani po bëjnë akordimet e funnit të notave muzikore për këtë popull.
Ndaj, jo më kot, Krybashkiaku thotë :” EJANI NË SARANDË!
Dhe mirë e ka: Të vijnë dhe të gjejnë edhe shërbime të reja për ne si qytet-metorpol turistik (siç lakohet ne mbledhje) se dynjaja, i kanë me kohë ./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI