Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi sot lajmin se qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor. Rama shpreh me anë të një postimi në Twitter se qeveria ka 14 muaj që thotë se çmimi do mbrohet siç po mbrohet. “Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor!”, u shpreh Rama
“Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? Dava Rublash”, theksoi Rama. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha u shpreh sot në një deklaratë nga selia e PD se, siç është njoftuar nga Qeveria Rama, çmimi i energjisë elektrike do të ndryshojë nga data 1 Nëntor.
Hoxha theksoi se, fasha 800 kW, është barrë e rëndë për 161 mijë abonentë familjarë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI