Bashkia e Sarandës ka njoftuar se më datën 1 nëntor do të hapet aplikimi për marrjen e në përdorim të parcelave të plazhit. Bashkia jep detaje se si kryhet aplikimi dhe se çfarë duhet të kenë kujdess aplikantët.
NJOFTIMI BASHKISË –
Nga 1 nëntori hapet procesi i aplikimit për marrjen në përdorim të parcelave për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi
Aplikimet kryhen online në @E-Albania dhe sistemi që do të qëndrojë i hapur për 30 ditë.
Kujdes: Nuk do të ketë hapje të dytë të sistemit dhe çdo parcelë për të cilën nuk do të aplikohet, do të kalojë automatikisht në parcelë publike.
Për verën 2023 rritet edhe sipërfaqja minimale e detyrueshme publike në çdo bashki, në 30% ndërsa aplikuesit të mos harrojnë se kontraktimi i vrojtuesit të plazhit dhe shlyerja e detyrimeve tatimore janë kushte të panegociueshme.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi