Një 50-vjeçar në Delvinë është arrestuar nga policia pasi goditi me gurë arbitrin e ndeshjes Delvina-Elbasanit, e vlefshme për Kategorinë e Dytë.
50-vjeçari me iniciale T.P. nga Delvina hodhi gurë në fushë nga lartësia e një pallati pranë stadiumit “Panajot Pano”, duke i shkaktuar dëmtime arbitrit Xh.A.
Ky i fundit mori ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u largua.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi