“Muaji i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan Takis Theodorikakos në postimin e tij në Twitter. Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar dje, të hënën (31/10), duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit Spartak Dyrmishi tek autoritetet greke.
Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar në orën 2 të mëngjesit të sotëm dhe ia kanë dorëzuar efektivëve të ELAS-it.
45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në GADA, pritet të dërgohet në prokurori. Mizor dhe i pamëshirshëm 45-vjeçari përdhunues me tatuazh ishte arratisur në Shqipëri për të shmangur arrestimin në Greqi kur kuptoi se ELAS kishte nisur një gjueti për arrestimin e tij. Oficerët e policisë së Drejtorisë së Sigurimit të Athinës kishin konturuar plotësisht profilin e 45-vjeçarit si nga dëshmitë e dy viktimave të tij ashtu edhe nga kamerat e sigurisë të zonës ku ai operoi natën në fjalë.
Siç thanë të njëjtat burime, bëhet fjalë për një përdhunues të pamëshirshëm dhe të rrezikshëm, i cili gjashtë muaj më parë dyshohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një grua tjetër.
Elementi që “gozhdoi” 45-vjeçarin ishte ADN-ja që la në makinën e 24-vjeçares, të cilën ai kishte tentuar ta përdhunonte në të njëjtën natë me atë në të cilën ai shpalosi instinktet e tij perverse seksuale ndaj 34-vjeçares. Sipas informacioneve, 45-vjeçari nuk është i markuar, por dyshohet se ka problem me alkoolin, ndërsa nëna e tij me të cilën jetonte, pasi është i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, rezulton të ketë qenë viktimë e dhunës në familje, pasi autori dyshohet se ka pasur shpërthime dhune ndaj saj.
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore