Nga Ana VANOVA
Kënga e famshme “O moj korçare, sa e bukur je!”, është kompozuar jo ne Korçë si dhjetra serenata te tjera te mirenjohura, por pikerisht ne Sarandë dhe ka per autor, Neço Muko (Marrjoti).

Lajmi interesant u pohua se fundi ne Sarande nga studjuesi i pasionuar Niko Kotherja, gjate nje simpoziumi të organizuar nga bashkia e qytetit bregdetar per njohjen dhe promovimin e figuren se shquar poliedrike të Neço Mukos, nje prej ikonave te isopolifonise se Bregdetit.


Kenga “O moj korçare, sa e bukur je!” gjendet edhe ne ribotimin e librit “LYRA” te Mukos te vitit 1930 ne Tiranë.
Sot ne Sarande, ne nje mjedis publik prane godines se Postes Shqiptare, kushdo mund te njihet edhe me nje pike të re atraksioni: Me Pllaken Memoriale kushtuar Meço Muko dhe Grupin te tij artistik ne Sarande.
Neço Muko (Marrjoni) u be i njohur per publikun shqiptar te kohes, edhe per regjistrimin ne pllaka gramafoni ne Paris, ne vitet 1929 e 1930 te disa kengeve te mrekullueshme shqipare, te nje arti te spikatur; qe lanë gjurme te pashlyera ne dhjetra breza /sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi