45-vjeçari nga Vlora, Spartak Dyrmishi i akuzuar për përdhunim ka mbërritur nje dite me pare në Gjykatën e Evelpidon në Greqi. Ai u arrestua mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës.
Shqiptari arriti të arratisej nga Greqia në datën 27 tetor, pak para se të shpërndahej një urdhër-arresti për të. Menjeherë pas arrestimit ai shprehu dëshirën për tu dorëzuar në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ai ka pranuar përdhunimin e një vajze dhe tentativën e dy të tjerave.
“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikim e tyre kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat. Këtë gjë që e konfirmoj”, – mësohet se u ka thënë ai policëve që po trajtojnë rastin.
45-vjeçari ka dalë nga pallati në rrugën Thiras, ku është marrë që në momentin e parë, i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë. Kur të dalë përpara drejtësisë i akuzuar edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij. Ai akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare greke në një stacion autobusi. Më pas tentoi të përdhinonte edhe 2 të tjera në të njëjtën zonë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI