Një 31-vjeçar i pajetë është gjetur në Qiparisia të Greqisë gjatë pasdites së djeshme. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, trupi i pajetë u gjet i groposur në plazhin e Kartelisë në Kyparisia dhe kishte lëndime kryesisht në kokë.
Në zonën ku u gjet kufoma, grupi i punonjësve të policisë së Zyrës së Hetimit Kriminal të Messinisë ka shkuar për të mbledhur provat, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, viktima nuk ishte banues i përhershëm i zonës. Paralelisht me mbledhjen e provave, policia që po heton rastin dhe është në pritje të rezultatit zyrtar të ekspertizës mjeko-ligjore.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore