Gjykata e Sarandës ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg ish-efektivin e forcave “Shqiponja” , Lavdosh Metaj.
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Suela Xhani, me 8 vjet heqje lire, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5.4 vite. Metaj u arrestua më 12 qershor 2021 pas një operacioni anti-drogë në jug të vendit.
Gjatë arrestimit të tij, kontrolli personal dhe ai në banesë i zbuloi 166.6 gram kokainë, 350 euro, 21 mijë lekë të reja dhe 3 celularë. Ai u dënua për shpërndarje të kokainës. Në profilin e tij në Instagram, tregohet një jetë luksoze që duket se mundësohej nga paratë e drogës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI