Tre persona janë të dyshuar si autor të vrasjes dhe groposjes së shqiptarit në një plazh të Greqisë disa ditë më parë në zonën e Kyparisia. Të dyshuarit janë një 33-vjeçar shqiptar, një grua e të njëjtës moshës dhe një 24-vjeçar rom i cili ishte shpallur në kërkim por iu dorëzua policisë.
Nga hetimi i deritanishëm rezulton se këta persona kanë qenë së bashku me 31-vjeçarin shqiptar që u vra mbrëmjen e 6 Nëntorit. Viktima kishte me vete 10 mijë Euro atë mbrëmje të cilat do t’i dërgonte në Shqipëri përmes një të njohuri të tij.Mëngjesin e së hënës të 7 Nëntorit, të katërt u nisën me automjet drejt një plazhi të shkretuar në Kyparisia. Aty sulmuan shqiptarin duke e goditur me sende të forta në kokë, të cilat i shkaktuan vdekjen. Më pas e varrosën aty dhe i morën paratë.
Motiv i krimit besohet të ketë qenë grabitja. Kur autorët e dyshuar mësuan se kufoma ishte zbuluar, u larguan drejt Kalamatës. Por ata u arrestuan nga policia. Një pjesë e parave, 5300 Euro, iu gjetën gruas që ishte bashkëpunëtore në krim. Asnjëri prej tyre nuk pranon autorësinë e krimit, megjithëse konfirmojnë se natën vonë kanë qenë së bashku me viktimën në një lokal.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI