Janë zyrtarizuar me ne fund 3 emrat që do të garojnë në primaret e PD, nga të cilat do të dalë kandidati zyrtar i demokratëve për zgjedhjet e 14 majit. Kandidaturat jane: Avokati Ilir Nikolla, biznesmeni Armando Magllara dhe bankieri Ardit Cikuli.
Kandidati Nikolla ka deklaruara se nëse fiton primaret dhe pastaj zgjedhjet me rivalin e PS, do të punojë për furnizim me ujë 24 orë për Sarandën. Magllara ka caktuar si prioritet turizmin, ndersa Cikuli eshte shprehur se do t’i japë shpresë cdo njeriu që të mos e braktisë këtë vend.
Ilir Nikolla kandidoi ne vitin 2019per rkeun e Bashkise Sarande ku, pa mbeshtetjen e PD si force politike rivalizoi me kandidatin Adrian Gurma te PS, ne nje kohe kur ato zgjedhje u bojkotuan nga opozita PD-LSI. Sipas burimeve lokale, data e zhvillimit të primareve do të jetë 4 dhjetor.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi