Një 31-vjeçar shqiptar është vrarë pak ditë më parë plazhin e në Kyparisia në Pelopenez, Greqi. Sipas mediave lokale shqiptari i cili thuhet se ka qenë duke mbledhur ullinj është vrarë dhe është groposur në plazh. Një qytetar që po shëtiste qenin e tij kanë vënë re trupin e shqiptarit dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
Sipas tyre, trupi i përket 31-vjeçarit Eni Dollani nga Gramshi i cili nuk ishte banor i përhershëm i zonës, por shkonte për të punuar me sezone. Sipas autopsisë, 31-vjeçari shqiptar kishte plagë të shumta në kokë të shkaktuara nga një send i fortë metalik.
Prej ditës së djeshme, autoritetet policore kanë bërë disa arrestime dhe kanë marrë shumë deklarata për të rënë në gjurmët e autorit apo autorëve sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të zbardhen motivet e kësaj vepre kriminale. 31-vjeçari dyshohet se ka pasur 12 mijë euro me vete, të cilat nuk iu gjetën në xhep kur u zbulua trupi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI