Nga Jorgo MITILI
Këngëtari i rinise Christos Mastoras, me origjinw nga Dropulli i Gjirokastres, eshte nje kandidat i mundshëm i zgjedhjeve të ardhshme në Greqi.
Nga koncertet dhe pistat e vallëzimit, a do të jetë në parlament Christos Mastoras? Emri i tij ka nisur të pëshpëritet në korridoret e Demokracisë së Re dhe sipas informacioneve diskutohet nga zyrtarët e partisë në pushtet që janë përgjegjës për hartimin e fletëvotimeve për të nominuar.
Në fakt, tashmë ka raportime që tregojnë Christos Mastoras si një nga figurat kryesore që ND dëshiron të përfshijë në fletëvotimet e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Këngëtari i grupit të njohur “Melisses” Christos Mastoras së fundmi ka zhvilluar tet-a-tet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, në një “takim” veçanërisht të ngrohtë që ka pasur edhe përmbajtje politike.
Mbetet për t’u parë, ndaj, nëse këngëtari i grupit Melisses, Christos Mastoras, do t’i thotë “po” kësaj kthese madhore në karrierë… Dhe nëse përveç pistave do ta fitojë edhe Parlamenti grek. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI