Nga Dorian KOÇI
Në stendën e Shtëpisë Botuese Papirus do të gjeni librin tim “Shqipëria në reportazhet e gazetarit Robert Vaucher” .
Libri “Shqipëria në reportazhet e gazetarit Robert Vaucher” mishëron pikërisht një këndvështrim të tillë në trajtimin e Luftës së Parë Botërore në Shqipëri, një një stil më vete në tërësinë e gazetarisë e reportazhit nga terreni çka sjell drejtë për së drejtë realitetet shqiptare, franceze, italiane e intrigat ballkanike greke, serbe e malazeze të viteve 1916-1917 dhe ndikimet e tyre mbi popullsinë shqiptare.
Është shumë e vështirë për kuptuar këtë puzzle ballkanik nëse nuk ke për udhërëfyes një kronologji historike, dokumenta historike dhe një dëshmi të drejtë për së drejtë nga terreni sesi kanë vepruar dhe janë përfshirë në këto ngjarje prijësit e çetave patriotike shqiptare.
Në reportazhet e Vaucher skicohen veprimet luftarake të prijësve të çetave patriotike shqiptare si Sali Butka, Themistokli Gërmenji, Ali Çepani në një territor të ngushtë ku mpleksen interesat austro-hungareze, franceze, italiane e greke dhe dëshira e tyre për t’i shërbyer Shqipërisë./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI