Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura me intervale të pakta me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Gjatë natës deri në orët e mëngjesit parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave, në zonën e veriperëndimit dhe përgjatë bregdetit reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Më pas reshjet e shiut mbeten prezente në të gjithë vendin të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës do jetë intensive me shpejtësi deri në 12-14 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/18 | Re shi/rrebesh |
| Kukës | 11/19 | Re shi |
| Lezhë | 14/19 | Re shi/rrebesh |
| Dibër | 8/16 | Re shi |
| Durrës | 13/18 | Re shi/rrebesh |
| Tiranë | 15/20 | re shi /stuhi |
| Elbasan | 14/18 | re shi |
| Berat | 12/20 | re shi |
| Vlorë | 13/20 | Re shi/rrebesh |
| Korçë | 6/16 | re shi |
| Gjirokastër | 8/15 | re shi |
| Sarandë | 14/19 | Re shi/rrebesh |
ME SHUME LAJME
MEMORIE. Sot kujtojmë Prof. Moikom Zeqon, intektualin e rrallë.
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës