Kishte vjedhur me pare ne Leshnice te Poshtme (Finiq) dhe u shpall ne kerkim por se fundi, ra ne duart e policise.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin S. K., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 14.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune, në automjetin në pronësi të shtetasit K. L., në fshatin Leshnic e Poshtme, Finiq. //
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI