Në Dukaj të Tepelenës ndodhet bujtina “Gle-Alb”, një investim ku ndërthuret tradicionalja me modernen duke e shndërruar në një vend mjaft tërheqës për turistët vendas e të huaj. Kjo sipërmarrje e mbështetur nga AZHBR përmes Programit IPARD II, është projektuar në dy godina dhe mundëson akomodim në 18 dhoma dhe 28 shtretër.

Restoranti ofron kuzhinën tradicionale ku mbizotërojnë produktet e prodhuara nga baxhoja e familjes dhe fermerët e zonës.Natyra piktoreske i shton më tepër vlera kësaj bujtine, për gjelbërimin dhe ajrin e pastër që ofron.

Numri i turistëve në vendin tonë është rritur vitet e fundit, ku agroturizmi ka marrë një vëmendje të veçantë.
AZHBR përmes masës “Natyra dhe turizmi rural” synon zhvillimin e mëtejshëm të këtyre sipërmarrjeve agroturistike, të cilat janë shndërruar në destinacionin e preferuar të shumë vizitorëve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI