Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, të premten, më 2 dhjetor 2022, me ftesë të homologut të saj, ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
MEPJ njoftoi sot se, bisedimet dypalëshe do të zhvillohen rreth orës 08:00, ndërsa dy ministrat e Jashtëm është parashikuar të kenë edhe një takim kokë më kokë.
Bisedimet pritet të fokusohen në marrëdhëniet shqiptaro-greke në të gjitha fushat, si dhe në çështjet me interes në Evropë dhe rajon, duke përfshirë zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, situatën në Mesdheun Lindor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Të premten pasdite ministrja Xhaçka do të udhëtojë drejt Italisë për të qenë pjesë e Dialogut të Dytë Mesdhetar për krizën ushqimore, e ftuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi