Në 6 dhjetor, gjatë samiti të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri grek Kyrjakos Mitsotakis do të vizitojë dhe minoritetin grek në Shqipëri.
Ai do të shkojë në Finiq, Dropull dhe Himarë. Duket se Mitsotakis ka pranuar ftesën e kryeministrit Rama, i cili i dërgoi video nga Dropulli me minoritetin grek disa javë më parë. Takimi më i rëndësishëm në radhët e minoritetit do të jetë ai që pritet të mbahet në Bashkinë Dropull më 7 dhjetor.
Kjo është vizita e parë që kryeministri grek zhvillon në vendin tonë dhe në zonat e minoritetit dhe ato greqishtfolese. Raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë në një fazë të mirë. Cështja me e mprehtë mes dy vendeve është delimitimi i ujërave detare, për të cilën Rama e Mitsotakis kanë rënë dakord të dërgohet në Hagë.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi