Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga inspektimi që bëri të ambienteve ku do të mbahet nesër Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.Rama pa nga afër sallat në Pallatin e Kongreseve dhe në stadiumin “Air Albania” ku do të mblidhen liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe gazetarët e akredituar në këtë event.
Gjithashtu Rama ishte dhe në Hotel Marriot, i cili hap dyert e veta për herë të parë në kullën e “Air Albania Stadium”, të cilin e cilësoi një mjedis të cilësisë më të lartë ndërkombëtare të mikpritjes.“Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri”, u shpreh kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor që do të mblidhet në 6 dhjetor në Tiranë, është samiti i parë i këtij lloji që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Samiti është pjesë e zbatimit të Axhendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI