Parku Kombëtar i Butrintit këtë vit është vizituar nga një numër i madh turistësh vendas e të huaj. Krahasuar me një vit më parë është regjistruar rritje me 61%, ose 33225 vizitorë më shumë se viti i kaluar, për periudhën nga muaji janar deri në fund të nëntorit 2022.
Kjo ka bërë që rrjedhimisht të rriten edhe të ardhurat, me 51,8%.
Parku Kombëtar i Butrintit, i cili ndodhet 18 kilometra në jug të Sarandës, zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 9,424 hektarësh, një sipërfaqe e përbërë nga kodra, liqene, ligatina, këneta të kripura, fusha të gjera, moçalishte dhe ishuj. Brenda tij është konfirmuar ekzistenca e 1,200 specieve të ndryshme kafshësh dhe bimësh.
Në këtë sipërfaqe të Parkut Kombëtar përfshihet edhe siti arkeologjik i Trashëgimisë Botërore të Butrintit. Parku i Butrintit është monument kulture dhe trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESCO, që prej vitit 1992.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI