Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulet dhe mesatar në formë shtrëngatash në bregdetin jugor dhe në veri-veriperëdim te vendit.Mjegull / mjegullinë lokale nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Në bregdetin jugor era fiton shpejtësi deri në 10-12m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/14 | Diell re shi |
| Kukës | 6/11 | Diell re shi |
| Lezhë | 5/14 | Diell re shi |
| Dibër | 2/10 | Diell re shi |
| Durrës | 9/18 | Diell re shi |
| Tiranë | 9/19 | Diell re shi |
| Elbasan | 6/17 | Diell re shi |
| Berat | 4/17 | Re diell |
| Vlorë | 9/18 | Diell re shi |
| Korçë | 6/10 | Re diell |
| Gjirokastër | 5/12 | Diell re shi |
| Sarandë | 10/18 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët