Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt dje në Tiranë ka pasur jehonë edhe në mediet ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot faqet e para të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë, “Frankfurter Allgemeine” dhe “Süddeutsche Zeitung”.
“Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Mbresat që kemi lënë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë realisht fantastike. Tek të gjithë”, theksoi Rama.
1 nga 2

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi