Departamenti i Shteteve të Bashkuara (DASH) publikon në blogun zyrtar DipNote-in e mirënjohur: “Njohja e Kampionëve Anti-Korrupsion 2022” me autor Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ky vlerësim performance është rezultat i Strategjisë Globale të ShBA-së në “Luftën kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci Viti i Veprimit”, lançuar nga Presidenti Biden para një viti.
DASH nënvizon veçanërisht performancën pozitive të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion të Shqipërisë (SPAK) në këtë aspekt duke konkluduar: “Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar”.
Pas takimit personal që Ndihmës Sekretari i DASH – autori i kësaj DipNote, pati edhe me Drejtuesin e SPAK, Arben Kraja, siguroi në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit se, SHBA do të vazhdojë ta mbështesë edhe më fuqimisht SPAK në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e rezultateve në luftë kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat