Është ndarë nga jeta në moshën 68- vjeçare, ish- ministri i shëndetësisë në qeverinë e PD, Maksim Cikuli.
Prej viteve 1994 ai ishte pjesë e forumeve të PD derisa në periudhën 1994- 1997 u vendos ministër i shëndetësisë. Gjithashtu ai ka qenë deputet në dy legjislatura nën siglën e PD, në 1996 dhe 2001.
Cikuli ishte profesor doktor i specializuar në fushën e gjenetikës.
Gjithashtu ai në fushën e shëndetësisë njihet si themelues i gjenetikës shqiptare me një kontribut të veçantë si pedagog për të.///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari