Policia vijon kontrollet në subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Sarandës, për evidentimin dhe goditjen e informalitetit. Procedohen penalisht 5 shtetas, pasi nuk kishin regjistruar subjektet e tyre tregtare, në organet kompetente, dhe kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, për t’iu shmangur procedurave ligjore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare. Si rezultat i kontrolleve janë goditur 5 raste të informalitetit dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. M., 27 vjeç, D. L., 62 vjeçe, S. H., 60 vjeçe, A. M., 39 vjeç dhe F. H., 55 vjeçe, pasi nuk kishin regjistruar subjektet e tyre tregtare, në organet kompetente, dhe nuk lëshonin kupon tatimor për produktet/mallrat që shisnin.
Gjatë kontrollit të subjekteve nga Policia, këta shtetas kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu premtuar shuma parash, për t’iu shmangur procedurave ligjore. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Punësimi i paligjshëm” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI