Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko i është përgjigjur me ironi debatit të ashpër në Kuvend të deputetit demorkrat Bardhi dhe kryeministrit.
Të akuzuar gjithnjë nga grupi i Berishës se grupi i Alibeaj bashkëpunon me Ramën, Bejko ka publikuar një status në Facebook ku ironizon pretendimet e grupit të Berishës.
“Mos o Gaz, na hoqe milionat nga duart”, shkruan Bejko me ironi për të nënkuptuar se të gjitha akuzat e kampit tjetër të PD-së, janë të pavërteta.
“Mos o Gaz Bardhi, ç’ na bëre këshu që u zure me Ramën?!
E ke menduar mirë?!
Na prishe pazaret e tenderave, ooo zotëri!
Na hoqe milionat nga duart. Nuk ta kishim borxh këtë.
Mos i përmend me emra oligarkët o njeri, se do na mërzitësh foltoren e na djeg çdo shans bashkimi a bashkëpunimi me ta. Foltorja, këta që përmend ti si oligarkët e Ramës që i akuzon sikur po lobojnë për vota tek opozita për të zgjedhur Dvoranin e zi në Kushtetuese, i quan thjesht biznesmenë të mëdhenj.
Mos e tepëro kështu. Le të jemi të sinqertë me foltoristët tani.
Po ça them dhe unë….?
Ik o i shitur, ik, leri këto lojra duke bërë vet sikur zihesh me Ramën për t’i hedhur hi syve Doktorit, Mulit, Mondit, Agronit, Albanës dhe gjithë ushtrisë së foltoristëve.
Kollaj e hanë ata këtë lojë.
Ooo Gaz-Alibasha, o pengu i Ramës!
Nuk ia hedh dot syrit vigjilent të foltores.
Pa le, e kishe lënë me Ramën të të gjunte dhe më grusht suratit. Po t’u prish skenari mor i shitur.
Nuk e pate këtë privilegj.
Mos aktro kot!”- shkroi Bejko.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI