Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një takimi me qytetarë të Kavajës u shpreh se “festimi i 32-vjetorit të themelimit të PD-së në Kavajë, degës së PD-së më të fuqishme, më aktive dhe me rol më përcaktues në betejat dhe fitoret e kësaj partie, është me rëndësi të madhe”.
“Viti 1990 ishte shumë i mundimshëm për shqiptarët, se të gjithë kishin ndryshuar përveç nesh dhe problemi ishte shumë i rëndë. Mendohej dhe besohej se ne nuk do të ndryshonim dot. Besohej se ne do të mbeteshim si Kuba e Adriatikut. Dhe ky mendim ishte shumë i përhapur, por kurrë jo në Kavajë”, tha Berisha.
Sipas tij, pas lëvizjeve të para të Janarit, 25-26 Marsi, do të shënonte kryengritjen e parë paqësore antikomuniste në Shqipëri, pas kryengritjes së armatosur të Postribës. Do të shënonte përballjen më të fuqishme në stadiumin, rrugët e këtij qyteti, do të shënonte triumfin e guximit, trimërisë, vendosmërisë, burrave dhe grave, djemve e vajzave të Kavajës.
“Studentët me 8 dhjetor, të gjitha sloganet i kishin të gatshme nga lëvizja antikomuniste e Kavajës. Pas themelimit të PD-së, PD-ja e Kavajës e themeluar këtu nga një grup punonjësish, intelektualësh, do të shndërrohej në pazmoren, bastionin, mburojën e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kavaja në çdo rrethanë u shndërrua në tmerrin e regjimit të Tiranës”, u shpreh ai.
Berisha vuri në dukje se, ka pasur momente të vështira, momente kur regjimi shpalosi të gjithë egërsinë e tij në Tiranë.
“Mobilizoi të dyndte drejt Tiranës vullnetarë të Enverit, por Kavajën nuk e kalonin dot. Problemi i tyre ishte se, nga Kavaja nuk kalonin dot. Kështu që ata dështuan dhe ne së bashku me demokratët e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, përmbysëm me një revolucion paqësor, diktaturën më të egër, dhe nisëm rrugën e demokracisë, hapjes së vendit dhe interesit kombëtar”, deklaroi Berisha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI