/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të qëndrueshme me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, hera-herës të dendura në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, në bregdet era hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek,duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/13 | Diell re |
| Kukës | 2/8 | Diell re |
| Lezhë | 4/13 | Diell re |
| Dibër | -1/10 | Diell re |
| Durrës | 8/17 | Diell re |
| Tiranë | 9/17 | Diell re |
| Elbasan | 6/15 | Diell re |
| Berat | 4/16 | Diell re |
| Vlorë | 9/17 | Diell re |
| Korçë | 2/12 | Diell re |
| Gjirokastër | 1/13 | Diell re |
| Sarandë | 9/17 | Diell re |
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026