Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve për maturën shtetërore 2022-2023.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi bën me dije se më 1 qershor maturanët do të zhvillojnë proviin e parë, atë të Gjuhës së Huaj, më 7 qershor, do të japin provimin në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, në 13 qershor provimin e Matematikës dhe në 19 qershor, atë të Lëndës me zgjedhje.
Ndërkohë në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht. Postimi i plotë i Kushit:
Në mbyllje të këtij 3-mujori zhvilluam në Korçë një takim me maturantë dhe mësues për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore, si dhe prezantuam datat e provimeve:
– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj
– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
– 13 qershor, Matematikë
– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje
Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI