U hapen sot biznesi i preferuar i shqiptarëve…Kafenete dhe baret. .Aq te munguara!
Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vend deri në fund të 2018-s kishte rreth 18 mijë bare e restorante, 82% e të cilave janë bar-kafe, të cilat sot do të mund të rifillojnë aktivitetin pas më shumë se dy muajsh të mbyllura.
Në raport me popullsinë, kemi vendosur rekord vitet e fundit. Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisë renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë. Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211. Vendet e rajonit kanë shumë më pak bar-kafe sesa ne. Psh, Serbia ka vetëm 9, ndërsa Maqedonia 47 (shih grafikun).
Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.
Ndërsa për shumëkënd është një mjet për të kaluar kohën e lirë, baret dhe restorantet në fakt janë mjaft të rëndësishme për ekonominë vendase, për shkak të peshës së lartë që kanë në punësim dhe në totalin e subjekteve private në vend.
Edhe ne Sarande, me nje gezim pothuaj te papare, kane vershuar drejt bareve e kafeneve te cdo lloji klientet e munguar. Bar Limani, SOS Bar, Riviera, dhe ngado, “jane sulmuar” sot nga klientet.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI