Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kritikuar demokratët të cilët nuk kanë më besim te PD-ja. Ai tha se disa prej tyre mendojnë se misioni i Partisë Demokratike ka mbaruar, por ata ndërkohë heshtin për kundërshtarët dhe bëjnë debate brenda partisë.
“Më kanë venë të flas si veteran në evenimente të tilla megjithëse nuk e kam qejf këtë rol. E para nuk e ndjejë veten veteran dhe së dyti nuk dua të dukem si ata veteranët që na e nxijnë për 50 vjet. Dua ta filloj me një falenderim për gazetarët e “Rilindjes Demokratike” që kontribuan dhe vijojnë të kontribuojnë pas kaq vitesh në lirinë e qytetarëve dhe të vendit. “Rilindja Demokratike“ që kur lindi nuk lindi si një gazetë e zakonshme, lindi si misionare, vinte pas 50 vitesh diktature ku fjala e lirë ishte shuar. Që në 3, 4 të mëngjesit suleshin qytetarët për të marrë numrat e gazetës. Kjo besoj na bëri dhe të famshëm atëherë. Sot ata gazetarë janë politikanë ose emra të njohur të gazetarisë. Misoni i “Rilindjes Demokratike’ nuk ka mbaruar. Ky debat është bërë edhe për Partinë Demokratike për fat të keq nëse ka mbaruar misioni i saj apo jo. E kanë bërë disa miq brenda partisë këtë debat ndërkohë që nuk thonë asgjë për partinë 8-vjeçare që kanë përballë. Për mua Rilindja Demokratike nuk e ka mbaruar ende misionin e saj, për të mos e lënë vendin të rikthehet aty ku ishte”, u shpreh ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI