Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se gjatë këtij viti do t’i propozohet parlamentit miratimi i amnistisë penale. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi mbi analizën vjetore të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë, Manja u ndal te fenomeni i mbipopullimit të sistemit të burgjeve. Manja theksoi se është fakt se për herë të parë në sistemin e burgjeve numri i të paraburgosurve tejkalon numrin e të dënuarve.
Sipas tij, kjo është një çështje që i përket sistemit gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë vetëm mund të rekomandojë aplikimin e masave të sigurimit dhe alternativave të dënimit për vepra penale të lehta.
“Amnistia penale është një mekanizëm, por qëllimi i saj nuk është domosdoshmërisht ulja e mbipopullimit në sistemin e burgjeve. Padyshim që është një mekanizëm që ne na shërben për të ulur mbipopullimin në burgje. Ndaj për vitin 2023 në objektivat tona është t’i propozojmë parlamentit shqiptar miratimin e një amnistie penale”, tha ai. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI