Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të lagështa si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht përgjatë orëve të vona të mbrëmjes. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi nga 1 – 4m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era deri në 5-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/14 | Diell re |
| Kukës | -2/8 | Diell re |
| Lezhë | -2/14 | Diell re |
| Dibër | -4/8 | Diell re |
| Durrës | 2/14 | Diell re |
| Tiranë | 1/15 | Diell re |
| Elbasan | -1/13 | Diell re |
| Berat | -2/12 | Diell re |
| Vlorë | 2/13 | Diell re |
| Korçë | -2/6 | Diell re |
| Gjirokastër | -3/9 | Diell re |
| Sarandë | 2/15 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI