– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit.
Në disa zona të territorit (veriperëndim, jugperëndim, verilindje) reshjet e shiut në periudha të herëpashershme parashikohen me intensitet të lartë. Reshjet me intensitet të lartë do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe verilindje parashikohen reshje të dendura dëbore. Mjegull / mjegullinë parashikohet për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi nga 3 – 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugin era tepër intensive me fortësinë e Tufanit dhe shpejtësi që arrinë deri në 18-25m/sek deri në orët e mesditës. Më pas era humbet intensitet dhe shpejtësi deri në 1-8m/s. Valëzimi në dete fillimisht i forcës 5-7 ballë më pas 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/13 | Re shi/stuhi |
| Kukës | 5/9 | Re shi/borë |
| Lezhë | 9/14 | Re shi/stuhi |
| Dibër | 3/6 | Re shi/borë |
| Durrës | 8/13 | Re shi |
| Tiranë | 9/12 | Re shi |
| Elbasan | 6/10 | Re shi/rrebesh |
| Berat | 6/13 | Re shi/rrebesh |
| Vlorë | 10/15 | Re shi/stuhi |
| Korçë | 3/9 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 7/10 | Re shi/stuhi |
| Sarandë | 11/15 | Re shi |
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë