Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës dhe kryesisht në zonën e jugut këto reshje me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në relievet malore mbi 300 metër në lindje dhe 800 metër në juglindje reshje dëbore me intensitet mesatar. Pas orëve të mesditës në relievet malore në lindje mot i vranët e reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare nga 1 – 6m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës e fortë dhe shpejtësi që arrinë deri në 8-14m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/7 | Re shi |
| Kukës | 1/3 | Re shi/borë |
| Lezhë | 6/8 | Re shi |
| Dibër | 0/2 | Re shi/borë |
| Durrës | 5/10 | Re shi |
| Tiranë | 6/10 | Re shi |
| Elbasan | 3/9 | Re shi |
| Berat | 4/11 | Re shi |
| Vlorë | 7/10 | Re shi/stuhi |
| Korcë | -1/3 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 4/10 | Re shi stuhi |
| Sarandë | 6/12 | Re shi/stuhi |
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë