Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje vranësirat kalimtare kryesisht mesatare dhe hera-herës në orët e para të ditës deri të dendura. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare nga 1 – 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era relativisht intensive me shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1/12 | Diell re kalimtare |
| Kukës | 2/3 | Diell re |
| Lezhë | 5/13 | Diell re kalimtare |
| Dibër | -1/2 | Diell re |
| Durrës | 4/14 | Diell pak re |
| Tiranë | 5/16 | Diell pak re |
| Elbasan | 2/14 | Diell pak re |
| Berat | 4/15 | Diell pak re |
| Vlorë | 7/14 | Diell pak re |
| Korçë | 0/3 | Diell re |
| Gjirokastër | 2/11 | Diell re kalimtare |
| Sarandë | 6/14 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI