SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një natë me gurët, sokakun dhe shtëpinë Kadare në Gjirokastër

Nga Aleksandër ÇIPA

Zgjedh ta ndryshoj qasjen tradicionale për urimin e ditëlindjes se 87 të shkrimtarit të madh Kadare.
Jetofsh gjatë dhe në shëndet të plotë gjirokastriti ynë, shqiptari ynë, i madhi në botën tonë Kadare!
Urimet që vijueshëm i merr dhe ke për t’i marrë, janë një formë formale e mirënjohjes e shpërndarë gjithkund ndër njerëzi, si meritim për talentin tënd të madh
.

Shumë shkruhet e flitet e do të flitet, si në pashterrje të përhershme…. Por unë, sot dua ta përfshij urimin tim në fjalë-shoqërimin e ciklit të fotografive të kësaj nate në sokakun ku u ngjiz letërsia jote e parë dhe e madhe dhe ajo që pasoi. Sonte në 28 Janar 2023 jam i vetëm nëpër Sokakun e të Marrëve nëpër Palorto. Nata dhe gurët në këtë mëhallë janë një materie e madhe letrare të cilën, e kryevepërbëre, në fjalë e shkrimtarinë tënde.

Këtë cikël fotosh që munda të fiksoj sonte në telefonin tim, po ia shpërndaj botës dhe syve virtualë të mëhallës së pafundme fejsbuksiane, si copëz e shumëllojshme e terrenit dhe qytetit ku u linde. Në këtë poemë-heshtjeje apo simfoni- imazhesh, të gurit dhe natës, të mëhallës dhe Palortosë, të Gjirokastrës dhe këtij visi shqiptar, lindi 87 vite më parë në Shtëpinë Kadare, shkrimtari që e bashkëshoqëron përgjatë gjithë jetës së gjallë dhe asaj të ardhme, madhështinë e vetes të rrethuar me pakënaqësitë vocërake të bashkëkohësve dhe me lëvdimin madhor të botës në të gjitha gjuhët dhe në krejt ndërgjegjet. Jetofsh sa fama e këtij biri, lagjia e bukur Palorto! Mirënjohje i Madh!///

error: